Boris Johnson: Nuk do ia kthejmë shpinën Afganistanit

schedule08:36 - 14 Gusht, 2021

schedule 08:36 - 14 Gusht, 2021

Në një deklaratë ditën e djeshme, kryeministri britanik Boris Johnson  tha se nuk do t’i “kthejë shpinën Afganistanit” përballë pushtimit të talebanëve, duke i kërkuar Perëndimit të bashkëpunojë  me Kabulin për të parandaluar që vendi të bëhet përsëri një terren i terrorizmit.

Duke folur për televizionin britanik pas takimit të komitetit qeveritar të krizës, kryeministri britanik tha se vendi i tij synon të “ushtrojë presion” përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por përjashton mundësinë e një “zgjidhjeje ushtarake”.

“Ne do të përdorim mjetet tona diplomatike, politikr dhe buxhetin e ndihmës ndërkombëtare për të ushtruar presion,” “Ideja e zgjidhjes se konfliktit përmes ushtrisë ose luftimeve nuk është e këshillueshme,” përfundoi kryeministri britanik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!