Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil. Burime nga policia bëjnë me dije se një 33-vjeçar është qëlluar me armë në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli
Si pasojë, i riu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al