Transferimi i Leo Messit te PSG është tema më e përfolur për momentin në botën e futbolli. Ylli argjentinas u largua si lojtar i lirë pas 21 viteve të kaluara te Barcelona dhe firmosi për tre vite (2+1) me PSG, aty ku do të përfitojë 35 milion neto në sezon.
Trajneri i Bayern Munchen nuk e fsheh befasinë e tij në lidhje me këtë operacion. “Nuk jam një ekspert i merkatos, lexoj çfarë shkruajnë gazetat, por janë disa gjëra që më bëjnë përshtypje.
Duke iu referuar disa transferimeve që kanë ndodhur kohët e fundit, duhet pasur parasysh që nuk ka kufizime në lidhje me shifrat që diskutohen, duhet të shtohen shuma të tjera që nuk publikohen dhe për këtë arsye rrisin paratë e përfshira.
Nuk është e lehtë të financosh një operacion të tillë në merkato, dhe nuk e kuptoj se si dikush mund ta përballojë atë. Disa klube e kanë më të lehtë se të tjerët për të kryer goditje si e Messit“, deklaroi trajneri i kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al