Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat këtë fundjavë

schedule08:11 - 13 Gusht, 2021

schedule 08:11 - 13 Gusht, 2021

Meteorologu Hakil Osmani ka sjellë parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Osmani tha për Abcnews.al se këtë fundjavë vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjellë dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare, ndërsa në zonat e ulëta dhe malore herë pas here do të kemi kalime të pakta vranësirash.

Sa i përket vlerave termike edhe pse presim një rënie me 1 apo 2 gradë celsius, pritet që maksimumet gjatë kësaj fundjave të regjistrohen në vlerat 38 gradë celsius. Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.



Ndërsa vlera termike pritet që në Kosovë të ngjiten në 36 gradë celsius, ndërsa Maqedonia e Veriut pritet që maksimumet ti regjistrojë deri në 37 gradë celsius.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!