Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim kanabisi në Skrapar. Bëhet e ditur se policia në Skrapar në bazë të informacioneve të siguruara, ka zbuluar një kanabis të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar.
Në pranga është vënë 36-vjeçarin Lulezim Shallari, banues në fshatin Grevë. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.
Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep. Dyshohet se 65-vjeçari ka shpërdoruar detyrën. s.b/abcnews.al/