Rajonet e Kalabrisë dhe Siçilisë i bënë sonte thirrje qeverisë italiane që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Këto dy zona prej ditësh janë duke u përballur me situatë kritike për shkak të zjarreve.
Në të njëjtën kohë, zyrat e prokurorëve të Italisë së Poshtme nisën hetimet për të përcaktuar nëse zjarret, janë të qëllimshme.
Kryebashkiakët e Kalabrisë besojnë se ky është i vetmi shpjegim logjik pas, siç ankohen ata “sapo të shuhet një zjarr, menjëherë pas, disa qindra metra larg, ka një vatër të re”. g.v/abcnews.al