Pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë në skenë vëllezerit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, kanë qenë pjesë e një koncerti në Lezhë.
Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe në “Edicionin Veror” ato kanë dhënë detaje në lidhje me përjetimet që kanë marrë nga Lezha.
Ato kanë pohuar se në Lezhë është hera e parë që ato kanë bërë një koncert, pasi nuk kanë pasur raste më parë, vetëm kanë qenë pjesë e darkave festive.
“Në Lezhë ishte hera e parë e karrierës sonë që kemi përformuar në shesh. Kemi ardhur për festa të ndryshme familjare por jo për një aktivitet të tillë. Publiku është ai që i dha një atmosferë ndryshe aktivitetit”, ka thënë Stefi
Nga ana tjetër Endri është shprehur se atmosfera ka qenë shumë e ngrohtë.
“Ne kur marrim mikrofonin në skenë, çfarëdo shqetësimi, pune që të kemi vëmendjen e merr mikrofoni dhe skena”, ka thënë ai.
Dy vëllezërit Prifti kanë theksuar për Edicionin Veror në ABC se janë në fund të një projekti muzikor, që për shkak të pandemisë është vonuar një këngë e re.
Gjithashtu artistët kanë pohuar se në vjeshtë presin që të sjellin dhe albumin e tyre të fundit. /abcnews.al