Dita bëhet natë në Greqi, fenomeni i pazakontë prej zjarreve

schedule10:56 - 11 Gusht, 2021

schedule 10:56 - 11 Gusht, 2021

Qielli i Atikës është bërë sërish i zymtë pas rritjes së përqendrimit të grimcave të imëta PM2.5. Raportohet se në 24 orët e mëparshme, rrjeti i sensorëve të Institutit të Kërkimit Mjedisor të Observatorit Kombëtar të Shkencëtarëve të Athinës vuri re një përmirësim, ndërsa bëri të ditur se grimcat vijnë nga rajoni i Evia-s Qendrore dhe Veriore.

Me rritjen e përqendrimit të grimcave, autoritetet në Atikë kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara që të kenë kujdes dhe të reduktojnë aktivitetin jashtë. Thirrje veçanërisht është bërë për të moshuarit dhe fëmijët ndërsa është rekomanduar mbajtja e maskave jashtë.

Kujdes i veçantë, veçanërisht për ata që vuajnë nga probleme kardio -respiratore, rekomandohet gjatë orëve të mbrëmjes kur nivelet e përqendrimit të grimcave të imëta të pezulluara janë më afër tokës.

Kujtojmë se zjarret Evia vijojnë të jenë aktive dhe të shkatërrojnë sipërfaqe të tëra pyjesh prej nëntë ditësh tashmë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!