Almeda ankohet publikisht për Tolgahan dhe ka një arsye

schedule09:20 - 11 Gusht, 2021

schedule 09:20 - 11 Gusht, 2021

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayışman janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit. Pak kohë më parë, ata u bën prindër për herë të dytë dhe u bekuan me një vajzë.

Ndonëse tashmë janë prindër të dy fëmijëve ata gjejnë kohë dhe për njëri-tjetrin. Siç kanë bërë mbërmjen e djeshme për një darkë romantike. Por duket se gjithçka nuk shkoi sipas parashikimeve.

Aktorit gjatë gjithë kohës i vinin mesazhe në telefon dhe kjo nuk i ka pëlqyer Almedës e cila u ankua publikisht përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Mjaft ma lini mua, është burri im”, ka shkruar ajo sipër imazhit që publikoi nga darka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!