Bukuritë e Parkut Kombëtar të Valbonës magjepsin të huajt

schedule22:50 - 10 Gusht, 2021

schedule 22:50 - 10 Gusht, 2021

Të  huajt, nuk mendohen dy herë për të eksploruar një prej perlave te natyrës shqiptare, Valbonën.

Një grup e takuam ne fillim të rrugës qe lidhin Bajram Currin me Valbonën.

Janë nga Polonia. Pa pretendime luksi e thjesht turizëm aventure.  Me biçikleta do përshkojnë luginen e Valbones, Thethin, do kthehen në Cerem, përgjatë brezit kufitar edhe më pas ne Mal të Zi drejt Podgoricës.

Japin përshtypjet dhe atë çfarë i ka tërhequr në këtë rrugëtim.

“ Vend mahnitës, i papërshkrueshëm. Malet, luginat lumi i Valbonës, njerëzit e padyshim ushqimi janë një konglomerat që krijojnë një tablo ideale që të bën për vete e ndjehesh nën peshën e emocionit. Çdo hap që bëjmë është ndryshe në këtë park, e çdo metër të ofron diçka tjetër, do kthehem serish”, ka thënë ai.

“Vij për here të parë në Shqipëri dhe ne Valbone. Jam shume e impresionuar dhe mendoj se ky vend te sjell atë ndjesi qe nuk e gjen ne asnjë vend tjetër. Është gjithçka bukur, dhe shume terheqëse… Tundohem çdo herë që me bëjnë miqtë për udhëtime të tilla. Ky është me i veçanti dhe me impresionuesi që kam kaluar,” është shprehur një turiste.

Në thellësi të parkut, pranë kompleksit të bujtinave takojme nje grup te rinjsh nga Belgjika…

“Po kalojmë shume mire në Shqipëri e sidomos këtu në Valbonë. Është mrekulli e natyrës. Shumë mikprites banorët dhe ushqimi është plot shije dhe terësisht bio”.  

Këto janë disa zonja nga Ukraina. Janë të impresionuara nga ky udhëtim. Kanë përshkuar në këmbë kilometra pa fund, nga Thethi në Valbonë.

Fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve, natyrisht qe kërkon edhe infrastrukture cilësore.

Alfred Selimaj një prej sipërmarrësve ngre si shqetësim mungesën e  profesionisteve ne fushën e hoteleri turizmit. Ai thotë se duhen hapur më shumë shkollave profesionale dhe të rinjtë të orientohen drejt profesioneve.

“Këtu ka shumë pak të rinj, nuk kanë dëshirë më të rinjtë që të rrinë këtu. Unë gjithë stafet i kam nga jugu dhe Shqipëria e Mesme si bëj dot të gjitha”, ka thënë ai.

Nga shteti sipas tij nevojitet me tepër mbështetje, në sektorin e ndërtimeve dhe kontrollin e territorit.

Në qendër të Valbonës është komplesi i bujtinave që menaxhohet nga Keli, një i ri që ka zgjedhur të qëndrojë këtu me tre vellezërit e tjerë.

Kur bëhet fjale për përgjegjësitë reciproke, biznes-shtet, Keli ndan të njëjtin mendim me Alfred Selimaj.

Valbona është në krye te turizmit elitar për qindra e mijëra vendas e të huaj që e vizitojnë atë çdo vit, në dimër e në verë. Nësecilën stinë krijon magjinë e saj të ndërsjelltë për vizitorët.

Bashkia e Tropojës, ka nisur se fundmi edhe projektin për rehabilitimine ujrave të zeza dhe shtator nis edhe projekti për rikosntruksionine rrjetit elektrik për ta fuqizuar dhe për ta sjelle ne parametrat e duhur, e për ti ardhë në ndihmë bizneseve  dhe turistëve./abcnews.al