Policia e Vlorës ka shoqëruar dhe katër persona të tjerë lidhur me atentatin ndaj Agron Alushajt. Dyshohet se njëri prej tyre ka informacion mbi ngjarjen.
Të tjerë persona janë shoqëruar për atentatin me tritol ndaj biznesmenit vlonjat Agron Alushaj. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, përveç 12 vetëve që u morën orëve pas ngjarjes, janë dhe katër të tjerë që u shoqëruan këtë të hënë. Hetueset nuk tregojnë se cilët janë ata që policia ka marrë në pyete së fundimi, por një burim i tha ABC News, se mes tyre ka një të dyshuar i cili mund të disponojë informacion për atentatin. Nuk dihet saktësisht se çfarë faktësh do të jenë siguruar, por të gjithë të shoqëruar nga dita e parë i përkasin rrethit familjar, persona në vendin e ngjarjes, punëtorë të gurores e karburantit.
Nga shpëthimi i tritolit të vendosur në kroskotin e makinës, 48 vjeçari dëmtoi gjymtyrët dhe fytyrën. Ai aktualisht ndodhet në një spital privat në Tiranë dhe i shoqëruar me punonjës policie. Dyshimet janë që eksplozivi mund të jetë vendosur në makinën e Alushajt një ditë më parë, ndërsa ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së tij. Dhe shpërthimi me telekomnadë u krye pasditen e 23 nëntorit në rrugën Transballkanike. Shënjestra e atentatit është pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë, si dhe sapo kishte nisur themelet e një pallati në qytetin e Vlorës./abcnews.al