Izraeli publikon efektet anësore të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid

schedule15:55 - 10 Gusht, 2021

schedule 15:55 - 10 Gusht, 2021

Disa ditë pas lajmit për marrjen e mundshme  të një doze të tretë vaksine kundër Covid, po flitet për efektet anësore, shkruan yahoo.

Nga Izraeli, i cili ka filluar prej dy javësh të japë dozën e tretë të vaksinës tek personat mbi 60 vjeç, vijnë të dhënat e para për Pfizer. Doza e tretë, jep efekte anësore të ngjashme ose më të lehta se doza e dytë. Të dhënat janë marrë pas vëzhgimit të 240 mijë personave që janë vaksinuar me dozën e tretë.

4500 prej tyre e kanë marrë dozën e tretë mes 30 korrikut dhe 1 gushtit. 88 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se ditët pas dozës së tretë janë ndjerë njësoj ose më mirë në krahasim me të dytën.

31 për qind e tyre u ankua për efekte anësore jo të këndshme por gjithsesi të lehta. Më e zakonshmja ishte dhimbja në krah.

Ndërsa 0.4 për qind pohon se ka pasur vështirësi në frymëmarrje, kurse 1 për qind kanë marrë mjekim për një efekt anësor ose tjetrin. Ekspertët izraelitë këmbëngulin se në pjesën më të madhe efektet anësore janë më të lehta ose të ngjashme me të dytën, pra nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Por shifrat për sa i përket infektimeve pas dozës së tretë janë ndryshe. Nga një prej raportimeve të fundit të ministrisë së shëndetësisë në Izrael, janë 14 personat e infektuar me Covid-19 një javë pasi kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

11 nga të infektuarit janë më shumë se 60 vjeç, dy prej të cilëve janë shtruar në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!