Leonardo Bonucci është i bindur se e ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk është kushtëzuar aspak nga kalimi i Leo Messit te PSG. Mbrojtësi, kampion Europe me Italinë, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport.
Veçse për CR7, ai flet edhe për mesfushorin Miralem Pjanic. Boshnjaku mund të rikthehet te Juventusi, pasi te Barcelona nuk e kanë më në plane dhe duan me çdo kusht ta sistemojnë diku dhe të kursejnë pagën e tij.
“Mendoj se Cristiano Ronaldo do të kishte qëndruar te Juventusi edhe nëse Messi nuk do të shkonte te PSG. Për ne është një vlerë e shtuar dhe jam i sigurt që këtë vit, më shumë se vitet e kaluara, do të na ndihmojë të arrijmë objektivat që klubi dhe të gjithë kemi”.
“Jemi përshëndetur me Pjanic, por nuk kemi folur për merkaton. Ne flasim si miq, jo si ish-shokë skuadre. Ai është një lojtar i madh dhe nëse kthehet do të ishte një vlerë e rëndësishme për grupin dhe ekipin”, është shprehur Bonucci mes të tjerash. /abcnews.al