Armando Broja është zyrtarisht pjesë e Southampton dhe sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë në Premier League.
Ai ka debutuar më parë me Chelsea në kampionatin më të fortë në botë, kurse sezonin e shkuar u huazua në Holandë te Vitesse dhe shënoi 11 gola.
#SaintsFC is delighted to announce the arrival of @armandobroja9 on a season-long loan deal from #CFC:
— Southampton FC (@SouthamptonFC) August 10, 2021
Ofertat gjatë kësaj vere i pati disa, me Anderlecht dhe Udinese që tentuan huazimin. Gjithsesi Southampton e bindi Brojën dhe klubin e Chelsea për ta huazuar. /abcnews.al

