Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të së martës në Greqi. Mediat raportojnë se një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë nga bashkëmoshatarë të tij.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në Ano Kamila, Serres ndërsa i riu kishte qenë në sheshin e fshatit. Diku pas orës 1:00 të mëngjesit, ata kishin nisur të ziheshin me njëri –tjetrin. Në një moment, një prej tyre nxori thikën dhe ia nguli në zemër të riut. Nga zhurma e krijuar dolën edhe banorët në shesh, ku edhe panë 20-vjeçarin të shtrirë në tokë.
Për fat të keq ai u shpalli vdekur në spital. Dy bashkëmoshatarë të tij që ishin edhe dëshmitarë okularë ndodhen në polici duke dëshmuar. s.b/abcnews.al/