Të gjithë janë të sigurt që Leo Messi do të zbarkojë në Paris sot dhe më pas të nënshkruajë me PSG-në. Ylli argjentinas e ka pranuar se francezët janë një opsion për të.
Në fakt ata janë ndër klubet e pakta që mund ta përballojnë financiarisht një lojtar si Messi, i cili është një legjendë te Barcelona.
Në kryeqytetin francez kanë shpalosur nëpër dyqane rrobash edhe fanellën e Messit me PSG-në, duke i zgjedhur edhe numrin 19.
Dhjeta te PSG është e Neymar dhe me logjikë ata kanë zgjedhur numrin e dytë që mbante te Barcelona.
Veç dyqaneve që shkruajnë mirë se vjen Messi, edhe “L’Equipe” nuk ka mbetur prapa dhe ia ka uruar mirëseardhjen në kopertinën e ditës së sotme. / abcnews.al