Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie. Apeli i GjKKO ka lënë në fuqi Shkallën e Pare duke caktuar ndaj ish-drejtorit të policisë së Vlorës masën “arrest me burg”.
Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës është dënuar me 3.4 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas prokurorisë ka ndihmuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali për llogari të grupit të Habilajve. /abcnews.al/