Miralem Pjanic është pranë rikthimit te Juventusi. Prej ditësh është raportuar se mesfushori largohet nga Barcelona vetëm për bardhezinjtë.
Boshnjaku ka refuzuar dy oferta dhe ditën e djeshme raportohet se është arritur një marrëveshje për Pjanic, sikurse raporton gazeta “Sport” në Katalonjë.
Mesfushori do të rikthehet te Juventusi në huazim për një sezon dhe në marrëveshje do të ketë opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
Pjanic ka pranuar edhe ulje page me 20 %, në mënyrë që ky operacion merkatoje të përmbyllet me sukses. Te Barcelona largimi i tij është shumë i rëndësishëm. /abcnews.al