“Lautaro Martinez te Tottenham për 60 milion £“, Times theksoi ditën e sotme se klubin anglez ka arritur akordin me kampionët e Italisë për transferimin e sulmuesit në Londër.
Një lajm që shokoi popullin zikaltër, që janë mjaftueshëm të zemëruar në lidhje me largimin e Romelu Lukakut te Chelsea.
Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano mohon arritjen e marrëveshjes në deklaratën e dhënë për Fcinter1908.it.
“Lautaro është një futbollist i Interit dhe ndihet i lumtur në Itali. Rinovimi? Lautaro nuk do t’i shpallë kurrë luftë klubit.
Kurrë, ky është realitet, ai ndihet për mrekulli tek Interi“, deklaroi menaxheri i sulmuesit 23-vjeçar, duke qetësuar tifozët e ekipit të Inzaghit. /abcnews.al