Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë në fundjavë, fluks automjetesh në Morinë

schedule09:36 - 8 Gusht, 2021

schedule 09:36 - 8 Gusht, 2021

Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën drejt Shqipërisë regjistroi kjo fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë. Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.

Shumë prej qytetarëve të Kosovës kërkojnë zbatim praktik dhe shmangie të vonesave ndërsa ka prej tyre që duan edhe heqjen e traut në Rrugën e Kombit.



Por radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë nuk krijohen vetëm në Morinë. Një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit. Radhe dhe vonesa krijohen edhe si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.

Policia rrugore e stacionuar pranë këtij segmenti po menaxhon trafikun për përpjekje për të lehtësuar qarkullimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!