“Të gjithë djemtë e Masia ëndërronin të luanin me ty, një ditë do kthehesh”

schedule09:58 - 7 Gusht, 2021

schedule 09:58 - 7 Gusht, 2021

Lojtarët e Barcelonës vazhdojnë të shkruajnë rreth largimit të Leo Messit. Pas Pique dhe Busquets, ka qenë radha e Antoine Griezmann për t’u përshëndetur me futbollistin më të mirë në planet.

E vetmja gjë që mund të të them është ajo që mendon çdo person që dashuron futbollin: faleminderit! Faleminderit për atë që ke bërë me Barcelonën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

Për qytetin, për klubin… ke ndryshuar gjithçka. Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim, rruga jote do të kryqëzohet sërish me Barcelonën“, shkruan sulmuesi francez.

Nuk mungon as përshëndetja e Ansu Fati. 18-vjeçari i talentuar, i cili cilësohet si pasardhësi i yllit argjentinas, shkruan në rrjetet sociale: “Të gjithë djemtë që vijnë në Masia ëndërrojnë të luajnë një ditë me ty.

Unë e konsideroj veten me fat që ia kam dalë. Doja të të falënderoja për këto dy vitet që kemi luajtur bashkë, gjestet e tua të dashurisë ndaj meje dhe gjithçka që mësova.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ansu Fati (@ansufati)

Familja ime dhe unë do të të jemi gjithmonë mirënjohës, ju dërgoj urimet më të bukura ty dhe të dashurve të tu“, shkruan adoleshenti i skuadrës katalanase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!