PSG luan nesër ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligue 1. Skuadra e Mauricio Pochettinos përballet me Troyes në transfertë. Trajneri argjentinas është ndalur te Leo Messi gjatë fjalës së tij.
“Jemi të fokusuar te fillimi i kampionatit, por në të njëjën kohë klubi po punon shumë dhe me maturi për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të realizojmë objektivat e këtij viti.
Messi? E dimë se çfarë ndodhi dje, por ne mendojmë vetëm për Troyes. Duam ta nisim sezonin e ri në Ligue 1 me një ndeshje shumë të mirë.
Po merren presidenti dhe Leonardo me merkaton, sigurisht që Messi është një nga opsionet dhe një mundësi reale.
Firma me Messin do të thotë që Mbappe do të largohet? Jo!“, u shpreh trajneri argjentinas i PSG-së. /abcnews.al