Leo Messi është gjithnjë e më afër PSG-së. Klubi francez është hedhur në sulm për të mposhtur konkurrencën e Manchester City dhe për të transferuar në kryeqytetin francez futbollistin më të mirë në planet.
El Chiringuito raporton se 34-vjeçari argjentinas është afër akordit me PSG-në. Fabrizio Romano shkruan se edhe Neymar po bën të pamundurën për të bindur mikun e tij të ngushtë që të vijojë karrierën në Paris.
‼️”MESSI está MUY CERCA del PSG”.
❗️”Los parisinos le dijeron a Jorge Messi ‘AQUÍ ESTAMOS'”.
?La NOTICIA de @jpedrerol en @DebatAlRojoVivo #MessiARV pic.twitter.com/iTwdXkajyY
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 6, 2021
RMC Sport shton se braziliani i ka ofruar fanellën me numër 10, por Messi për momentin nuk ka ndërmend të pranojë dhuratën e ish-shokut të skuadrës.
?? Neymar ?? a proposé à Lionel Messi ?? de prendre son numéro 10 pour le convaincre de venir au PSG.
Pour l’instant, s’il finit par rejoindre Paris, l’Argentin ne veut pas lui prendre son numéro.
(@Tanziloic) ??☀️
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) August 6, 2021
Negociatat me “pleshtin” kanë nisur që në mbrëmjen e djeshme, teksa te PSG sot ndihen më të sigurt për arritjen e marrëveshjes me yllin latin.
The Athletic thekson se Messi ka marrë një telefonatë nga Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas i ka shprehur bashkatdhetarit dëshirën e madhe për ta pasur në ekip.
Paris Saint-Germain are now “progressing” in direct negotiations to sign Leo Messi. Talks ongoing to find the right ‘structure’, PSG are pushing since yesterday and now feeling confident. ???? #Messi
Manchester City are still quiet. PSG (and Neymar…) working for Messi. #PSG pic.twitter.com/DsdI6knxs7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 6, 2021
PSG mbetet në “pole position” për firmën me futbollistin latin, teksa tifozët francezë shpresojnë që të zyrtarizohet sa më shpejt kalimi i Leo Messit te skuadra e tyre e zemrës. /abcnews.al