Peleshi: Kemi një vatër të rrezikshme në Mashkullorë dhe një vatër serioze në Kukës

schedule14:10 - 6 Gusht, 2021

schedule 14:10 - 6 Gusht, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Në një komunikim online nga baza e Pashalimanit, Peleshi theksoi se deri tani janë shuar 163 zjarre, për të cilat janë angazhuar 1289 Forca të Armatosura me 146 mjete të FA, 143 mjete zjarrfikëse, 1052 forca zjarrfikëse dhe 441 forca të tjera nga emergjencat civile.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se në Gadishullin e Karaburunit situata e zjarrit nuk paraqet rrezit për Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe se situata po mbahet në kontroll.

Gjithashtu Peleshi i bën apel Policisë së Shtetit që në çdo rast rreziku të evakuojnë banorët.

Situata e zjarreve gjate ditës së sotme:

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit – Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë. Vatra po mbahet nën kontroll.

Kukës – Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.

Mirditë – Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Vermosh – Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Tropojë – Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.

Shkodër – Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.

Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.

Lugina e Valbonës – Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri./abcnews.al/