Mijëra banorë të Hong Kongut do të kenë një “strehë të sigurt” të përkohshme në SHBA, sipas një deklaratë të Presidentit Joe Biden. Biden tha se për shkak se të drejtat e lirive në Hong Kong po shkeleshin nga Kina, SHBA do të lejonte vizitorët të qëndronin për një periudhë prej 18 muajsh.
Mijëra banorë të Hong Kongut që jetojnë tashmë në SHBA mund të përfitojnë. Kina e ka cilësuar vendimin si ndërhyrje bruto në punët e brendshme të Hong Kongut. Mbretëria e Bashkuar u ka ofruar banorëve të Hong Kongut qëndrim të përhershëm pas miratimit të ligjit të sigurisë vitin e kaluar.
Biden tha se Kina kishte “minuar proceset dhe institucionet e saj demokratike, duke vendosur kufij në lirinë akademike dhe duke prekur lirinë e shtypit”. Ai përmendi arrestimet e më shumë se 100 personave, përfshirë aktivistë dhe politikanë të opozitës, nën regjimin e ri të sigurisë.
Zyra e ministrisë së jashtme kineze në Hong Kong tha se Shtetet e Bashkuara ishin angazhuar në një “komplot për të kundërshtuar Kinën dhe për të nxitur konfliktet në qytet”. Qeveria amerikane tha se rreth 155,000 vizitorë mbërritën nga Hong Kongu në vitin 2019 dhe 23,000 në vitin 2020.
Ky është veprimi i fundit që Biden ka ndërmarrë për të luftuar atë që ai e ka cilësuar erozion të demokracisë në Hong Kong./abcnews.al