Plagosën me thikë punonjësin e ujësjellësit, dy të arrestuar në Bulqizë

schedule09:21 - 6 Gusht, 2021

schedule 09:21 - 6 Gusht, 2021

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi kanë plagosur me thikë një 33 vjeçar punonjës tek ujësjellësi.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit B.GJ. 32 vjeç dhe M.Zh. 28 vjeç, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta  kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

“U konfliktuan dhe më pas goditën  me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, arrestohen nga Policia 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

B.GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta  kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!