Plagoset me thikë 24-vjeçari në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve

schedule20:47 - 5 Gusht, 2021

schedule 20:47 - 5 Gusht, 2021

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta është goditur me thikë 24-vjeçari A. K.

I lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se autorët e plagosjes janë identifikuar, por për arsye hetimi nuk janë bërë të ditura gjeneralitet e tyre. Ndërkohë, po punohet për kapjen e tyre.

NJOFTIMI

“Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!