Gjetje fantastike: Gjilani godet në merkato, prezanton sulmuesin kampion

schedule11:20 - 5 Gusht, 2021

schedule 11:20 - 5 Gusht, 2021

Blerim Krasniqi u largua nga Teuta tre ditë më parë. Sulmuesi nga Kavaja, i cili fitoi titullin kampion me durrsakët, nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e re. 25-vjeçari është transferuar në Kosovë, kampionat ku ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Gjilani.

 

Blerim Krasniqi

Klubi dardan ka gjetur një mënyrë origjinale për të lajmëruar afrimin e qendërsulmuesit potent. “Po e sjellim një informacion të fundit nga sporti. Gjilani ka arritur marrëveshjen me njërin ndër sulmuesit më të mirë në treg për momentin: Blerim Krasniqi.

Marrëveshja me bomberin është punë e mbyllur, ndërkohë që zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt“, dëgjohet në radio, teksa video e postuar nga “Skifterat” në faqen zyrtare është cilësuar si gjetje nga tifozët. /abcnews.al