Gianlugi Buffon u rikthye pas 20 viteve te Parma. Portieri italian do të luajë në Serie B këtë sezon, me objektivin për të ndihmuar ekipin emilian të rikthehet në elitën e futbollit italian.
Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, Buffon nuk ka ndërmend të ndalet dhe në prononcimin e dhënë për La Repubblica tregon se çfarë e mban akoma aktiv në futboll.
“Unë ndihem si një artist. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli, pasi mendoj se një artist kultivon gjithmonë dëshirën për të treguar artin e tij, nëse është akoma i aftë, për kënaqësi personale dhe njëfarë doze narcizmi.
Rikthimi te Juventusi si drejtues? Jo, nuk kam asnjë akord për të punuar në klub. Jam rikthyer për herë të dytë në Serie B. Kur luajta këtu në moshën 28-vjeçare kur isha një pikë referimi në futbollin botëror, pse të mos e bëj tani që jam 43 vjeç?
Në vitin 2006 zgjodha të vazhdoj me Juventusin, tani zgjodha Parmën. Unë mund të luaj edhe në Kategorinë e Parë, asgjë nuk ndryshon për mua“, theksoi një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit. /abcnews.al