Tre viktima dhe mbi 160 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule14:46 - 4 Gusht, 2021

schedule 14:46 - 4 Gusht, 2021

Me shfaqjen e variantit të ri të Covid, Delta numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 676 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 164 raste të reja dhe kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë

Rastet e reja janë konfirmuar në Tetovë – 60, Shkup – 34, Gostivar -21, Kumanovë dhe Manastir – nga 8, Strumicë, Kërçovë, Dibër – nga 5, Shtip, Koçan – nga 4, Prilep, Strugë – nga 3, Berovë – 2 dhe Ohër, Pehçevë – nga 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 18 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.707, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, ndërsa 5.497 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (4 gusht) është 770./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!