Vuçiç takim urgjent me ambasadorët e Kinës e Rusisë

schedule15:26 - 23 Nëntor, 2018

schedule 15:26 - 23 Nëntor, 2018

“Serbia nuk ka më besim tek NATO pas hyrjes së forcave speciale të Kosovës në veri”. Ka qenë ky mesazhi që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka përcjellë ambasaorëve të Rusisë dhe Kinës në Beograd. Ai ka biseduar edhe me komisarin Hahn, ndërsa përvec Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb ka caktuar në darkë takim me krerët e ushtrisë së Serbisë.

Serbia ndodhet në gjendje alarmi të përgjithshëm për shkak të situatës në Kosovë. Ngjarjet e reja dhe arrestimet kanë detyruar presidentin, Aleksandër Vuçiç, që të ftojë për herë të dytë takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Ai fillimisht takoi ambasadorët e Rusisë dhe atë të Kinës duke kërkuar që të informojnë presidentët e tyre. Kosova dëshiron provokime dhe dhunë vlerësohet në Serbi.

Në një njoftim të Presidencës serbe thuhet se presidenti Vucic ka vlerësuar se NATO ka mashtruar.

“Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën veriorë tregon se qëllimisht kanë mashtruar opinionin dhe tregon se me urdhër të kujt kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-së”, thuhet në deklarimin e Vuçiç.

Presidenti serb ka biseduar edhe përmes telefonit me komisionerin e BE-së, Johanes Hahn.

Serba është duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme, por siç citohet presidenti Vuçiç, ka thënë se Serbia është nën presion të provokimeve të Kosovës, të cilat rrezikojnë sigurinë e serbëve dhe paqen e stabilitetin e tërë rajonit. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!