Atalanta vendosi të mos e blejë Mattia Caldara, të cilin Milani e kishte marrë me shpresën se do të bëhej një mbrojtës i madh. Dëmtimet e penalizuan qendërmbrojtësin, i cili nuk e gjeti dot veten as pasi u kthye në Bergamo.
Në këto kushte Atalanta e la të lirë dhe Milani duhet ta sistemonte diku tjetër, pasi në ekipin aktual për të nuk do të kishte sërish hapësira.
Venezia është vënë në lëvizje dhe e ka bindur lojtarin dhe Milanin që ta huazonin Caldara. Mbrojtësi do të mund të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm dhe kjo është mjaft e rëndësishme. /abcnews.al