Serbët në veri të Kosovës paralajmërojnë protesta kundër taksës

schedule10:46 - 23 Nëntor, 2018

schedule 10:46 - 23 Nëntor, 2018

Një protestë paqësore njëorëshe do të mbahet sot në komunat serbe Mitrovicë e Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë për shkak të taksës për mallrat serbe. Sipas mediave serbe, vendimi është marrë pas takimit që serbët nga Kosova patën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, pak ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 në 100 për qind

Marko Gjuric, drejtori i së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, tha se Serbia do të punojë 24 orë me serbët në Kosovë për të zgjidhur çështjen.

Në një deklaratë për shtypin pas takimit, Gjuric tha se Prishtina ka kryer një ‘masakër’ ekonomike kundër serbëve në Kosovë me qëllim dëbimin e tyre.

Serbët kanë paralajmëruar edhe mundësinë e bllokimit të rrugëve. /abcnews.al