Rinovim te Teuta. Kampionët e Shqipërisë vazhdojnë përgatitjet për duelin e parë të raundit të tretë të Conference League. Ekipi i Edi Martinit do të luajë në Irlandë përballë Shamrock Rovers të enjtën (5 gusht, 21:00).
Drejtuesit e klubit kanë rinovuar kontratën me Albano Aleksin, motorin e mesfushës. 28-vjeçari nga Fieri është pjesë e Teutës prej vitit 2019, teksa do të vazhdojë të luajë në “Niko Dovana” edhe në dy sezonet e ardhshme.
“TEUTA NJOFTON RINOVIMIN E KONTRATËS ME ALBANO ALEKSI. Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Albano Aleksi.
Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për dy sezone“, lexohet në komunikatën e Teutës. /abcnews.al