Në Francë janë të sigurt: Kylian Mbappe nuk do të largohet këtë verë nga PSG. Sulmuesi i talentuar ka edhe një vit kontratë me klubin francez.
Rinovimi nuk po vjen, ndërsa drejtuesit e PSG-së kanë vendosur të mos e shesin tani 22-vjeçarin te Real Madrid sipas raportimeve të Le Parisien.
Presidenti Al-Khelaifi ka dhënë urdhër që Mbappe të mos shitet. PSG është përforcuar në merkato dhe synon fitimin e Champions League.
Në mungesë të rinovimit, ylli francez do të largohet me parametra zero nga kryeqyteti francez verën e ardhshme. Destinacioni i radhës është Real Madrid. /abcnews.al