Mediat në SHBA kanë publikuar pamjet e vrasësit të 27-vjeçares shqiptare, Joana Peca.
Mësohet se autori i krimit të rëndë është 38-vjeçari I quajtur Benjamin Robert Williams aka Bambi. E reja shqiptare u qëllua për vdekje teksa ndodhej në makinën e saj, ndërsa bashkë me të në makinë ishin dhe dy fëmijët e mitur të cilët panë vrasjen e mamasë së tyre.

Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.
Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil tha se mori një telefonatë rreth orës 5:30 pasdite të shtunën se një person ishte qëlluar në makinë.
Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine të qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por të tmerruar. /abcnews.al/


