Klubet e Premier League janë të shqetësuar se lojtarët që refuzojnë të marrin vaksinën COVID-19 mund të prishin fillimin e sezonit. Federata Angleze e Futbollit ka bërë të detyrueshëm vaksinimin e lojtarëve dhe stafeve teknike.
Të gjitha skuadrat duhet të vaksinohen deri më 1 tetor, ose në të kundërt ata nuk mund të jenë pjesë e kampionatit. Megjithatë këtë rregull e kanë kundërshtuar disa futbollistë.
Ata nuk kanë pranuar të marrin doza kundër koronavirusit për shkak të preferencave personale. Për momentin, vetëm dy klube të elitës së futbollit ishullor e kanë mbyllur procesin e plotë të vaksinimit.
Një gjë e tillë mund të sjellë edhe shtyrjen e sezonit, pasi në disa ekipe janë konfirmuar lojtarë me Covid-19. Disa klube kanë shtyrë edhe përgatitjet parasezonale për shkak të infektimeve.
Nga 16 gushti rregullat do të ndryshojnë në Angli. Ata që janë të vaksinuar plotësisht do të duhet të raportojnë vetëm teste negative, në mënyrë që të shmangin izolimin. Sezoni i ri i Premier League do të nisë më 13 gusht. /abcnews.al