Për protestën e banorëve të Unazës së re para Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kreu i Shtetit ka shprehur keqardhjen për aktet e dhunës dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të shmangin përplasjet dhe të vendosin urgjentisht dialogun institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen e t’i jepet zgjidhje situatës.
Presidenti i Republikës i uron shërim të shpejtë efektivëve të policisë që u lënduan në protestë, ndërsa politikës i bën thirrje të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu. Ndërkohë nxitësit e dhunës duhet të izolohen- thotë kreu i shtetit. /abcnews.al