U shkëputën nga grupi 150 kilometra përpara mbërritjes.
Një guxim I çmendur, edhe pse ishin disa çiklistë, dhe ky heroizëm krijoi një nga fituesit më të veçantë të këtij edicioni të Vueltës së Spanjës.
Norvegjezi Andreas Leknesund ishte pjesë e kësaj “kryengritjeje”, dhe realizoi shkëputjen e tij individuale në 7.5 km e fundit.
Në një ditë kur Tadej Pogaçar nuk deshi të lodhej më shumë se duhej, pasi kishte fituar etapën e mëparshme, gjithçka ishte më e lehtë.
Skuadra e kampionit të Turit të Francës, UAE, pranoi madje të humbiste edhe kreun e renditjes ekipore, vetëm e vetëm për të mos u sforcuar, të tjerët provuan fatin e tyre.
Emri më I rëndësishëm I arratisjes ishte belgu Vut Van Ert, thjesht për të rënë në dy një pasdite të vetme, pasi është dorëzuar plotësisht në renditjet e Vueltës.
Gjithsesi, ishin norvegjezët që shkëlqyen më shumë.
Leknesund bëri veprimin e tij në maloren e fundit dhe përfundoi 34 sekonda përpara ndjekësve.
Një lumturi e jashtëzakonshme që arriti fitoren e parë të një etape në tre klasiket e mëdha, si Franca, Italia e Spanja.
Në moshën 27-vjeçare kishte arritur të dilte I pari vetëm në kampionatin kombëtar.
Pas tij, patrioti I tij, Tobias Haland Johanesen, që la prapa 13 sekonda Van Ertin.
Renditjen e përgjithshme vazhdon ta kryesojë Tadej Pogaçar, madje me epërsi më të madhe, 3’50” ndaj spanjollit Mas.

