Astrit Selmani po kalon një formë shumë të mirë sportive. 24-vjeçari dardan është pjesë e Hammarby prej janarit të këtij viti.
Aventura me skuadrën suedeze, që ka Zlatan Ibrahimovic një nga pronarët e klubit, po shkon shumë mirë. Sulmuesi ka gjetur sot golin e radhës.
Hammarby e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen jashtë fushe me Ostersunds. Miqtë i mbyllën 45 minutat e para në avantazh.
https://streamable.com/3vsqxt
Hammarby nuk u pajtua me rezultatin dhe Selmani (68′) realizoi golin e barazimit në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes.
Sulmuesi i Kosovës (është grumbulluar por nuk ka debutuar akoma me skuadrën e Challandes) tundi rrjetën kundërshtare falë një goditje potente nga afër.
Goli i tretë sezonal në Allsvenskan për sulmuesin e lindur në Malmo, teksa numëron edhe 5 asiste të dhuruara për shokët e ekipit. /abcnews.al