Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano në një komunikim për mediat ka treguar se pjesa më e madhe e personave të ndodhura në kampin Al-Hol nuk kanë bashkëpunuar.
Lexo edhe: Rama: Kemi ende një operacion tjetër për të zhvilluar, i paqartë se sa është numri
Ai gjithashtu theksoi se rreth 30 persona të tjerë ndodhen në kampin Al-Hawl, ndërsa shumë të tjerë u fshihen strukturave.
“Personat në kampin Al-Hol nuk janë bashkëpunues. Operacioni ka qenë në vijim pa asnjë ndërprerje. ISIS ka ende prezencë në terren dhe kjo na sjell edhe vështirësi. Dua të theksoj se janë rreth 30 persona të tjerë në kampin Al-Howl”, tha Nano.
Mëngjesin e kësaj të dielë u riatdhesuan nga kampet e ferrit 5 gra dhe 14 fëmijë. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga aeroporti “Nënë Tereza” u shpreh se është edhe një operacion për tu zhvilluar./abcnews.al/