54 milionë amerikanë udhëtojnë për “Thanksgiving”

schedule13:01 - 22 Nëntor, 2018

schedule 13:01 - 22 Nëntor, 2018

Sot në Shtetet e Bashkuara festohet “Dita e Falenderimeve”, një festë e cila sjell dhe trafik shumë të rënduar. Autoritetet vlerësojnë se 54 milionë qytetarë udhëtojnë gjatë kësaj feste. Ndërkohë, Trump sulmoi mediat lidhur me çështjen e trafikut.

Të enjtjen e katërt të Nëntorit në Shtetet e Bashkuara festohet “Dita e Falenderimeve”, e cila këtë vit karakterizohet nga i ftohti në verilindje dhe nga trafiku akoma më i rënduar se zakonisht. Shoqata Amerikane e Autombilëve vlerëson se 54.3 milionë amerikanë do të udhëtojnë me makinë për të paktën 80 kilometra, shifra më e madhe që prej vitit 2005.

Megjithë festa vijon, presidenti amerikan Donald Trump ka shumë pak dëshirë që të falenderojë dhe ka vijuar sulmet e tij ndaj mediave, duke I akuzuar se e bëjnë përgjegjës për trafikun në vigjilje të “Ditës së Falenderimeve”.

“Thjesht nuk mund të fitohet me lajme false, një lajm i madh është që duke shtyrë me forcë dhe duke ulur çmimin e karburantit, njerëzit udhëtojnë dhe në këtë mënyrë kam shkaktuar trafik në kombin tonë të madh. Kërkoj ndjesë”, ironizon  presidentit me qëllimin e dukshëm që të nënvizojë koston e ulët të karburantit.

Çmimet e benzinës janë ulur në 0.6 dollarë për litër, 25 cent më pak krahasuar me Tetorin. Më herët Trump theksoi nivelin e ulët të çmimit të karburantit, duke falennderuar Arabinë Saudite për këtë, pasi konfirmoi aleancën e ngushtë me Rijadin, pavarësisht vrasjes së gazetarit disident Jamal Khashoggi. Ndërkohë, celebrimi i “Ditës së Falenderimeve” është dita më e rënduar sa i përket pikëpamjes së trafikut automobilistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!