Qeveria e Republikës së Kosovës është ndriçuar mbrëmjen sotme me ngjyrat e flamurit të Kroacisë në shenjë falenderimi për kujdesin ndaj të plagosurve në aksidentin tragjik të pak ditëve më parë.
“Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi e mirënjohje shtetit kroat për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod”, thuhet në njoftim.
Në aksident humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova, mes të cilëve edhe njëri nga shoferët, pasi autobusi doli nga rruga. m.v/abcnews.al