Aurela Hoxha ka konfirmuar spekulimet që kanë qarkulluar prej javësh se është bërë nënë për herë të parë. Modelja solli në jetë disa muaj më parë një djalë, emri i të cilit nuk dihet ende.
Pavarësisht lajmeve, Aurlea vendosi të mos reagojë deri pak orë më parë, duke publikuar dhe fotografitë e para me të voglin e saj. Ajo ka ndarë disa foto të ëmbla me vogëlushin, por duke mos e zbuluar portretin.
Aurela nuk ndau asnjë moment nga shtatzënia, e as nga lindja e bebit. Kujtojmë që Aurela ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban.
/abcnews.al