Një festë country është mbajtur në Lezhë. Dhjetëra të vegjël të shkollës së muzikës dhe qendrës kulturore kanë performuar në me veshjen e traditës së muzikës country në disiplina të ndryshme, në këngë, kërcim dhe vegla muzikore.
Me këtë shfaqe në sheshin e qytetit të vegjlit argëtuan mësuesit, prindërit dhe pushuesit të cilët u surprizuan nga koloriti i performancave.
“Është kënaqësi që të shikosh se fëmijët marrin pjesë në aktivitete të tilla që kanë munguar qytetit të Lezhës”, ka thënë ai.
Edhe fëmijët pjesëmarrës duken të emocionuar pasi kanë punuar shumë për këtë shfaqe.
Eva Zefi që organizoi këtë shfaqe tematike tha se kishte shumë dëshirë që fëmijët të shfaqin talentet e tyre por dhe të argëtoheshin qytetarët.
“Fëmijët kanë punuar nga 4-5 orë në ditë në këto ditë të nxehta. Sollëm atmosferë të veçantë dhe një rrymë ndryshe”, ka thënë ajo
Lezha country festë riktheu gjallërinë e mbrëmjeve në qytet./abcnews.al