Sevilla hyn fuqishëm në merkato, nis tratativat për ish-mbrojtësin e Bayern Munchen

schedule12:24 - 29 Korrik, 2021

schedule 12:24 - 29 Korrik, 2021

Pasi vendosi të largohet pas shumë vitesh nga Bayern Munchen, Jerome Boateng është pa kontratë dhe në pritje për të firmosur me një ekip të ri, me të cilin të kalojë vitet e fundit të karrierës.

Sipas mediave spanjolle, klubi i Sevillas është shumë i interesuar për të afruar mbrojtësin gjerman në skuadër për të përforcuar repartin e prapavijës për sezonin e ardhshëm.

 

Drejtori sportiv, Monchi është gati të nisë menjëherë bisedimet me menaxherët e futbollistit, i cili është përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Lazio apo Monaco.

Boateng kërkon një skuadër që lufton për tituj dhe që luan në Champions League dhe Sevilla duket klubi që mund t’ia plotësojë kërkesat 32-vjeçarit. /abcnews.al