Barcelona dhe agjentët Ilaix Moriba vazhdojnë prej kohësh kontaktet për rinovimin e mesfushorit katalanas, por bisedimet e fundit kanë shërbyer vetëm për të konfirmuar edhe një herë diferencën që ekziston mes pretendimeve të dy palëve.
Ka mosmarrëveshje të forta për jetëgjatësinë e rinovimit së 18-vjeçarit, i cili përfundon kontratën e tij pas një viti. Gjithashtu pretendimet e larta ekonomike të futbollistit, i cili kaloi në ekipin e parë vitin e kaluar, po e komplikojnë marrëveshjen.
Barcelona nga ana tjetër e a mënjanuar përkohësisht nga faza paraseonale lojtarin dhe ai nuk është me ekipin e Koeman në ndeshjet miqësore. Sidoqoftë, kontaktet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ka mospërputhje të rëndësishme, por negociatat nuk janë thyer. Për Ilaix interesohen gjithë rivalët e mëdha të Barçës. /abcnews.al