Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia sërish “në flakë”, zjarr në një zonë pyjore në Drosia

schedule14:00 - 28 Korrik, 2021

schedule 14:00 - 28 Korrik, 2021

Një tjetër zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në afërsi të fshatit Drosia të komunës së Erymanthos në Greqi.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në këtë zonë pyjore për të bërë të mundur neutrazilimin e flakëve.

Lexo edhe: Zjarri në Greqi del jashtë kontrollit, flakët përhapen në zona të banuara



Sipas departamentit të Zjarrfikësve aktualisht zjarri nuk është pranë zonave të banuara, por fshati Drosia u evakuua nga autoritetet si masë paraprake.

“Banorët e komunitetit të Drosia, u evakuuan për shkak të zjarrit . Kjo ishte një masë paraprake e cila u mor për të siguruar qytetarë të cilët u transferuan në komunitetin e Koumberi”, ka thënë kryetari i bashkisë së Erymanthos Theodoros Baris.

Ndërkohë 47 zjarrfikës me 16 automjete dhe dy grupe këmbësore, 5 avionë dhe 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!