Zjarri në Greqi del jashtë kontrollit, flakët përhapen në zona të banuara

schedule14:14 - 27 Korrik, 2021

schedule 14:14 - 27 Korrik, 2021

Ditën e sotme një zonë pyjore ne Stamata në Greqi është përfshirë nga flakët.

Autoritetet njoftojnë se zjarri zjarri ka arritur në zona të banuara, duke u kthyer në rrezik për qytetarët.

Shërbimet zjarrfikëse po përballen më flakë të mëdha , ndërsa autoritetet po përpiqen të evakuojnë sa më shumë njerëz.

68 zjarrfikës po operojnë për të shuar zjarrin, në vend ndodhen 22 automjete, 3 grupe këmbësorësh gjithashtu edhe njerëz vullnetarë janë bashkuar për të ndihmuar shërbimet zjarrfikëse.

Ndërsa 5 helikopterë dhe 4 aeroplanë po ndërhyjnë nga ajrie.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve Lejtnant Srefanos Kolokouri dhe një njësi e drejtorisë së Krimeve të zjarrit gjithashtu është nisur në zonë për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Mbrojtja Civile i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në zona të sigurta për shkak se situata është e vështirë dhe se flakët po përpijnë gjithçka që iu del përpara.

Kryetari i Bashkisë së Dionysos Giannis Kalafatos, në një komunikim për mediat është shprehur se po zhvillohet një betejë e vështirë me flakët dhe se situata paraqitet dramatike.

“Situata është jashtë kontrollit, për fat të keq gjërat janë vështirësuar. Ne po përpiqemi të shpëtojmë qytetarët. Të gjithë po përpiqen të shuajnë flakët. Në vendngjarje janë zjarrfikësit, avionët të gjithë janë në betejë dhe situata është e vështirë”, ka thënë ai.