Sërish çmenduri në “Bypass-in” e Fierit, polaku me Ferrari fluturon me 231 km/h, makina ishte në kërkim

schedule11:13 - 28 Korrik, 2021

schedule 11:13 - 28 Korrik, 2021

Fier –  Është përsëritur shpejtësia e çmendur në Bypass-in e Fierit. Pas Lamborghini e BMË që u ndaluan disa ditë më parë me shpejtësi tej normave duke bërë gara, së fundmi një Ferrari është ndaluar teksa udhëtonte me 231 km/h.

Policia njofton se ka arrestuar T. S., 50 vjeç, nga Polonia, ndërsa ferrari me targa gjermane është dërguar në pikën e bllokimit.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Pas arrestimit, për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.  Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Fier/Policia Rrugore ?♂?kontrolle intensive me radar??? në Bypass-in e Fierit?️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish? mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.

Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit?, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi ?231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë? dhe prezencë të Policisë Rrugore??♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ?e aparate fotografike.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!